Ai tha se kjo vajzë kishte thënë se a kanë ardhur që të mjekojnë vëllezërit apo të dhunohen sipas tij në lluga.
“E kam degju një shumë të idhnume, e mërzitur. U kthy prej fronti t’u i sha ‘A jemi ardh me i mjeku vëllezërit a me na dhunu llugave’, tha Imeri.
Përpara kësaj, dëshmitarit iu tregua një fotografi për të cilën tha se është e njëjta godinë ku ishte mbajtur i ndaluar.
“Kjo është e njëjta godinë”, tha dëshmitari duke shënuar me ‘1’ hyrjen kryesore dhe me ‘2’ dritaren ku ishte i ndaluar.
Ai tregoi se në të djathtë të godinës ishte një derë dhe qëndronin këto vajzat e ardhura nga Zvicra.
“Aty qëndronin do vajza që kishin ardh prej Zvicre për të mjeku të plaguarit”, tha Imeri.
Ai tha se i kishte parë prej dhomës se tij duke hyrë dhe dal.
“Ato hishin e dalshin qaty, manej s’mujshin të shkojshin”, tha ai.
Me kërkesën e prokurores, u pranua në prova gjyqësore fotografia me shënjimet që bëri dëshmitari.
Më pas dëshmitarit iu prezantua një fotografi ku shihej një dhomë për të cilën ai tha që atë natë që e kanë quar atje e kanë futur në të njëjtën dhomë.
“Në këtë dhomë me ka përmend adhuruesi i Presidentit Rugova dhe hiqni dorë apo do të vritni të gjithë dhe ka fillu dajaku”, tha Imeri.
Atij iu kërkua që të tregoj se kush e ka rrahur por që mikrofoni u hap përpara se ai ta përmend emrin.
“… m’i ka dhanë dy shuplakë, m’ka ra nihere me patericë dhe tani me ni dru të shkurtër, komandant Hoxha- Rizah Alia me emrin e vetë ai ka fillu të me bie në krye, gjithkund nëpër trup kështu që unë jam mbulu me gjak”, tha ai.“Betimi për Drejtësi”.