Shumëkush ka mbetur i befasuar nga ndryshimi i Kurtit dhe në përgjithësi i Lëvizjes që e drejton në raport me dialogun me Serbinë, prej se kanë ardhur në pushtet. Nga gatishmëria e tij për t’i pranuar disa nga marrëveshjet paraprake që janë arritur me këtë shtet gjati dialogut në Bruksel.
Dhe se e sheh këtë transformim radikal si pasojë e dëshirave të tij për të vazhduar për të qëndruar në pushtet. Pjesë e manipulimeve që ka bërë si opozitar për ta diskredituar ish-pushtetin. Sepse nëse nuk tregohet koperativ tani mund të humb atë për shkak të presioneve ndërkombëtare.
Mirëpo, e vërteta është pak më ndryshe. Në fakt Lëvizja Vetëvendosje nuk është se ka qenë kundër marrëveshjeve si të tilla në vetevete. Por, kundër atyre që i kanë pranuar ato. Dhe intenca e saj ka qenë që ato të pranohen, por në një mënyrë tjetër, i cili do të ishte më pasoja shumë më fatale për Kosovën, se sa rruga që është ndjekur nga ish- drejtuesit politikë të vendit.
Në fund të fundit sipas tyre me mirë ishte të kalohej një herë nëpërmjet një konflikti të brendshëm civil dhe vetëm pas tragjedive të tilla të mund të arrihej pajtimi me ato që i ofroheshin Kosovës. Pra konflikti i brendshëm duhet të shërbente si si një lloj shelbimi shpirtëror për pajtim të jashtëm. Dhe kjo prirje vërehet në disa nga tezat kryesore që drejtuesit e kësaj Lëvizje i kanë artikuluar për procesin historik që ka kaluar Kosova, duke filluar nga marrëveshja e Rambujes e deri te proceset e mëvonshëm dialoguese. Natyrisht, këtu nuk e kam fjalën tash per të gjithë ata medioker që sot janë pjesë e kësaj Lëvizjeje dhe nuk përfaqësojne asgjë politikisht pos vullnetit të liderit, por vetëm për ata që e kanë prodhuar konceptin e saj kryesor.
Në një shkrim shumë me të hershëm kryetari aktual i Kuvendit të Kosovës dhe nënkryetari i Lëvizjes Vetvendosje, Gluak Konjufca, kushtuar Adem Demaçit, në mes rreshtave e ka mbrojtur këtë intence. Ai duke i shpjeguar momentet dramatike, dilemat vrastare dhe hamendjet mundimshme që po kalonte delegacioni i palës kosovare, dhe tensionet me përfaqësuesin e tyre politik Adem Demaçi, pas një gjuhe nebuloze për filozofinë e Hegelit, e përdor si referencë filmin e Michael Collins, figures ikonike të luftës së popullit irlandez për pavarësine e vendit të tyre nga sundimi britanik.
Ngjarja përafërsisht zhvillohet kështu. Kur kjo rezistencë për çlirim arrin klimaksin e saj autoritetet mbretërore i ofrojnë negociata për paqe palës irlandeze. Fillimisht këta të fundit ngurojnë. Madje, njëri nga drejtuesit e luftës Eamon de Valera (Alan Rickman), shkon edhe në SHBA me shpresën për të fituar mbështetje për luftën e tyre nga presidenti i atëhershëm i atij vendi W.Willson i cili ishte me rrënjë irlandeze. Mirëpo, nga kjo vizitë ai kthehet me gishta në gojë. I vetëdijshëm se nuk mund të bëhet asgjë më shumë në ato rrethana vendos që ta dërgoi në negociata Michael Collins (Liam Neeson) drejtuesin e Ushtrisë Irlandeze. Dhe pas një muaji bisedash në Londër arrihet marrëveshja. Irlanda e fiton pavarësinë. Kurse pjesa veriore mbetet nën sundimin perandorak. Me të kthyer në vend Eamon de Valera (Alan Rickman), e akuzon për tradhti ndaj luftës dhe qëllimeve kombëtare Michael Collins-in për shkak të pranimit të kësaj marrëveshje. Ky i fundit mbrohet vazhdimisht se në këto kushte nuk mund të arrihej me shumë. Madje i thotë Eamon de Valera-s se e edhe ti ke qenë plotësisht i vetëdijshëm për limitet e mundësive tona, prandaj edhe vendose për këtë formulë të përfaqësimit në negociata.
Në fund Eamon de Valera me një fraksion të rezistencës nuk e pranon e marrëveshjen. Kurse Michael Collins tenton të zbatoi atë. Kështu shpërthen konflikti i brendshëm civil ndërmjet vete atyre që deri në atë çast kishin luftuar së bashku kundër sundimit kolonial. Ky konflikt merr përmasa tragjike. Në një pritje tinzare vritet edhe Michael Collins, ai që ishte më meritori për sukseset në terren të rezistencës. Dhe vetëm pas një gjakderdhje të brendshme përsëri Eamon de Valera, pajtohet ta zbatoi te njëjtën marrëveshje qe e kishte nënshkruar Michael Collins. Por se kjo bëhet vetëm pas një çmimi të lartë që e pagoi populli irlandez.
Gjatë gjithë shkrimit vërehet një simpati intime dhe justifikim që Glauku u bënë atyre që e nuk e pranuan fillimisht marrëveshjen dhe ishin përgjegjës për luftën e brendshme civile e ku në fund pajtohen me të njëjtat e kushte të saj. Me arsyetimin se ata rezistuan, pavarësisht rezultateve. Dhe hipokrizia e Konjufcës vërehet me faktin se askund nuk e përmend gjuhën pendestare të Eamon de Valera-s, i cili në fund të filmit i pranon gabimet e tij dhe pasoajt negative që prodhoi politika e tij e konfliktit të brendshem civil.
Interpretimi i atij filmi si referencë për trajktoten politike dhe historike në Kosovë , tregon qartë se si mbartësit kryesorë të Lëvizjes e kanë konceptuar se në çfarë drama është dashur të kalonte shoqëria kosovare para fillimit të zbatimit, si bie fjala të Marrëveshjes se Rambujes etj. Një krah nuk është dashur ta pranoi atë. Lufta kundër Serbisë të zhvendoset brenda. Dhe në fund të pranohet e njëjta.
E njëjta logjike thujase e ka karakterizuar qëndrimin e tyre si për Planin e Ahtisarit e deri sot të marrëveshja për Asocacionin dhe Demarkacionin me Malin e Zi. Që pasi te pajtohen për t’i zbatuar të njëjtat të justifikohen nga pushteti me një gjuhë diabolike se megjithatë ne rezistuam dhe nuk u dorëzuam në fillim. Dhe kështu dështimi i tyre të merr nuanca tragjike dhe historike.
Ka qenë fat i madh për Kosovën që i ka shmangur mundësi të tillë. Kurse dështimi atyre që janë sot ne pushtet në vend se të ishte tragjik siç ishte dëshira e tyre e ethshme, po bëhet çdo ditë e më tepër komik. Dhe esenca e tyre e vërtetë po merr pamje gjithnjë e më banale! Çfarë mjerimi opurtunist i kësaj fryme joheroike. Ku vetmja shpresë për shpëtim u ka mbetur demagogjia.