Dështimi i radhës, Kuvendi s’konstituohet as pas 26 tentimesh

Prishtinë | 04 Qer 2025 | 11:27 | Nga Ekonomia Online

Kuvendi i Kosovës nuk u konstitua as në tentativën e 26-të. Megjithatë, në këtë përpjekje ka pasur një ndryshim, raporton Ekonomia Online.

Kryesuesi Avni Dehari ka njoftuar se seanca e ardhshme do të mbahet të enjten, qysh nesër. Kjo zhvendosje nënkupton mundësinë e pushimit për festën e Bajramit, të premten e 6 qershorit. Madje qysh para votimit, Dehari ftoi përfaqësues të partive për t’u marrë vesh për “seancën e ardhshme”.

Seanca filloi njëjtë sikurse herët e kaluara; përsëri tentim i Lëvizjes Vetëvendosje për krijimin e një komisioni ad-hoc për votim të fshehtë.

Dehari, kërkoi nga PDK-ja, LDK-ja, AAK-ja, Nisma dhe Lista Serbe që të bëjnë propozimet e kandidatëve të tyre për komision, por këto parti nuk pranuan dhe nuk morën pjesë në votim.

Të ngjashme