Martinez do të qendrojë si trajner i Belgjikës pavarësisht një tjetër dështimit të “gjeneratës së artë” të kësaj Kombëtareje në garën e fundit, Euro 2020
Spanjolli është lidhur me një numër klubesh në Europë por ai do ta drejtojë skuadrën deri në Botërorin e 2022.
Roberto Martinez do të qëndrojë si trajner i Belgjikës deri në Botërorin e 2022 pavarësisht se e ashtuquajtura gjeneratë e artë e përfundoi kampionatin kryesor me humbje kundrejt Italisë në çerekfinale.
Skuadra e Djajve të Kuq, e cila është e mbushur me yje ishte pritur që të arrinte në finale këtë verë, pasi që më parë nuk kishte arritur të shkojë lart as në Europian e as në Botëror.
Pas humbjes, Martinez është lidhur me drejtimin e disa klubeve në Europë por shefi ekzekitv i Belgjikës, Peter Bossaert pret që ish trajneri i Wiganit dhe Evertonit të vazhdojë me rolin e tij në drejtimin e skuadrës, transmeton GazetaExpress.
“Që nga sot do të fillojmë përgatitjet për ndeshjet e shtatorit dhe tetorit. Roberto Martinez do të jetë këtu. Nuk ka ndonjë komunikim zyrtar që do të pasojë, por nuk ka as arsye që të ndryshojmë staf”, ka thënë ai sot për gazetarët.
Kualifikimi për Botërorin e Katarit 2022 tashmë ka filluar, me Belgjikën që ka marrë shtatë pikë nga tri ndeshjet e para. Ata tashmë janë rrugës për ta prerë një biletë për në turneun kryesor botëror dhe në skuadër sigurisht do të jenë të ftuar Romelu Lukaku, Eden Hazard dhe Kevin De Bruyne, por edhe shumë të tjerë.
“Nuk besoj që ai do të jep dorëheqje. Nuk kemi asnjë problem me të për momentin. Nuk do të këtë ndonjë rivlerësim të gjendjes, ashtu siç bëjnë të gjithë bizneset, ne kemi një kulturë të vazhdueshme të vlerësimit”, ka shtuar ai.
Martinez kishte nënshkruar në maj të 2020 kontratë me Belgjikën që e mbante atë në këtë Kombëtare deri në Botërorin e 2022. Ai ka qenë i përkushtuar në punën e tij, derisa kalimi në Tottenham nuk ndodhi”.