Vetëm pas gjashtë muajsh pjesë e futbollit gjerman, Leonardo Bonucci ka vendosur të largohet nga Union Berlini.
Bonucci është i etur të rikthehet sërish në Serie A. Së fundmi, qendërmbrojtësi italian arritur marrëveshje me Romën, por në fund dështoi ky transferim.
E gjitha ndodhi shkaku i tifozëve të Romës të cilët ishin kundër transferimit të tij në Olimpico dhe drejtuesit e klubit i dhanë të drejtë atyre duke anuluar marrëveshjen.
Megjithatë, tash 37-vjeçari është në bisedime të avancuara me Genoan klub që po dëshiron transferimin e tij.
Corriere dello Sport ka raportuar se palët janë në bisedime të avancuara dhe marrëveshja pritet të arrihet në fillim të javës.