Dështon gjykimi për gazin lotsjellës, seanca e radhës një ditë pas zgjedhjeve të 9 shkurtit

Prishtinë | 21 Nën 2024 | 14:02 | Nga Ekonomia Online

Në mungesë të të akuzuarve Pal lekaj, Besa Baftiu dhe Donika Kadaj-Bujupi ka dështuar te ënjten të mbahet gjykimi për gazin lotsjellës në Kuvendin e Kosovës. E pranishme në seancë ka qenë vetëm e akuzuara tjetër ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Seanca e radhës është caktuar më 10 shkurt, një ditë pasi të mbahen zgjedhjet nacionale.

Vendimin e ka marrë kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Fatime Demaku.

Paraprakisht, ministrja Haxhiu kërkoi nga gjykata të caktojë seancën për muajin shkurt pasi ka të ngjeshur agjendën gjatë muajit janar.

Në seancë ishte edhe mbrojtësi i të akuzuarit Lekaj, avokati Musa Damati.

Në këtë rast, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, deputeti Pal Lekaj dhe ish-deputetet Donika Kadaj-Bujupi dhe Besa Baftiu, akuzohen për posedim të gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës më 2016.

Të ngjashme