Dështon mbledhja e Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere, s’ka kuorum

Prishtinë | 25 Jan 2023 | 11:38 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, ka dështuar të mbajë mbledhjen e radhës për shkak të mungesës së kuorumit, ku ishte paraparë shqyrtimi i raportit me Amendamente i komisionit funksional për Projektligjin për Byronë Shtetërore dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikushme.

Kryetari i këtij Komisioni, Armend Muja, ka kërkuar që mbledhja të shtyhet për një orë. Muja ka thënë se të premten është paraparë raportimi i ministrit të Financave, Punës dhe Trasnsfereve, Hekuran Murati.

Raportimi i Muratit do të jetë në ora 13:30.

Të ngjashme