Në mungesë të kuorumit, ka dështuar mbledhja e Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere, ku në rend dite ishte votimi i disa raporteve financiare. Të njëjtin, thanë se do ta mbajnë në shtator, raporton Ekonomia Online.
Si pikë e parë e rendit të ditës ishte votimi i Raportit vjetor financiar i Buxhetin të Republikës së Kosovës për vitin 2023, i Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2023, i Agjencisë për Informim dhe Privatësi, Autoritetit Rregullativ të Shërbimit të Ujit, etj.
Të pranishëm ishin vetëm deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.