Në mungesë të kuorumit ka dështuar mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, raporton Ekonomia Online.
Në rend dite ishte për Projektligji për shqyrtimin administrativ të akteve të komunave, me raport amendamente të Komisionit funksional për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal.
Rendi i ditës:
1. Miratimi i rendit të ditës;
2. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mbajtura me 8.10.2024;
3. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-284 për shqyrtimin administrativ të akteve të komunave, me raport amandamente të Komisionit funksional për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal;
4. Të ndryshme.