Komisioni Parlamentar për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal dështoi të mbajë mbledhjen në mungesë kuorumi.
Në këtë mbledhje të pranishëm ishin vetëm Dardan Sejdiu, Hykmete Bajrami, Adem Hodza dhe Duda Balje, raporton Ekonomia Online.
Në rend dite ishte shqyrtimi i Projektligjit për Miniera dhe Minerale dhe shqyrtimi i raportit vjetor të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave për vitin 2017.