Dështon mbledhja e Kryesisë, Konjufca kërkon që Grupet Parlamentare të jenë më të përgjegjshme

Prishtinë | 29 Qer 2021 | 16:34 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, tregoi se mbledhja e Kryesisë nuk ka arritur të mbahet për shkak të mungesës së kuorumit, raporton Ekonomia Online.

“Mbledhja e kryesisë nuk pati kuorum që të mbahet dhe duhet ta rrisim përgjegjësinë edhe më lartë sepse pa qenë Grupet Parlamentare me të vëmendshme nuk kund të ketë funksionalizim meqenëse mbledhja e Kryesisë është drita e gjelbër, kështu që shpresojmë që herave tjera do të kemi një përgjegjësi më të madhe meqenëse duke filluar prej momentit që dalim para qytetarëve edhe kur e bëjmë betimin këto janë dy akte të rëndësishme”.

Ai tha se në fund të javës mund të thirret mbledhja tjetër.

“Nënkryetarja e Kuvendit Saranda Bogujevci ndodhet në Bruksel, pastaj për njërin prej nënkryetarëve të Listës Serbe për disa arsye nuk mund të merr pjesë në seancë, nuk e dimë tash për tash por së shpejti”.

https://vimeo.com/568933044

Të ngjashme