Dështon mbledhja e Kryesisë, shkak mungesa e kuorumit

Prishtinë | 20 Mar 2017 | 11:15 | Nga

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës e paraparë për sot ka dështuar për shkak të mungesës së kuorumit.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka marrë vendim që mbledhja e Kryesisë të shtyhet në mungesë të kuorumit për një ditë tjetër, raporton Ekonomia Online.

Në rendin e ditës ndër të tjera, ishte paraparë të vendoset për interpelancën ndaj kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa, dhe ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci.

Interpelanca e kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, është thirrur me kërkesë të deputetes së VV-së, Donika Kadaj-Bujupi, e mbështetur edhe nga 15 deputetë nënshkrues, për çështjen mbi shfrytëzimit e thëngjillit dhe minierën e Sibovcit.

Ndërsa, interpelanca e ministrit Stavileci, është thirrur me kërkesë të deputetit poshtu të VV-së Visar Ymeri, në lidhje me Kontratën e privatizimit të Kompanisë së Distribuimit të Energjisë Elektrike.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme