Dështon mocioni i PSD-së për të rrëzuar kryetarin e KK të Kamenicës

Prishtinë | 26 Tet 2018 | 13:09 | Nga Ekonomia Online

Kuvendi i Komunës së Kamenicës ka dështuar të miratojë  Mocionin e Votëbesimit ndaj kryesuesit të Kuvendit Komunal, Bajram Mavriqit.

Vetë Mavriqi e ka konsideruar të jashtëligjshme këtë pikë të rendit të ditës.

“Qytetarët e Dardanës i kanë besuar Vetëvendosjes dhe nuk do të mashtrohen nga lojëra të tilla. Prandaj kërkesa e kësaj seancë është politike, e kundërligjshme dhe në dëm të interesave të qytetarëve,” tha ai.

Mocioni sipas tij, është inicuar nga vetë kryetari i komunës, Qëndron Kastrati.

“Qëndron Kastrati po kujdeset të sjellë në Kuvend të Dardanës lojën hipokrite të PSD-së në Kuvend të Kosovës… Keni bazë ligjore për thirrje të një seance të jashtëzakonshme, por nuk keni asnjë bazë ligjore për trajtimin e pikës së propozuar për rend dite, sepse ligji në të cilin ju jeni thirrur, fare nuk ua jep këtë mundësi,” deklaroi ai, duke e mbyllur më pas mbledhjen.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme