Familja Mehmetaj e fshatit Gurakoc të Istogut, në plantacionin e vet, ka ende nëpër degë pemësh afro 200 tonë mollë, derisa qindra kilogramë sosh kalben në tokë.
Kjo gjendje është krijuar për shkak të vështirësive për t’i plasuar mollët në treg, ndërsa kostot për këta pemëtarë janë rritur duke i vënë në vështirësi të mëdha financiare, shkruan sot Koha Ditore.
“I kemi 7 hektarë me mollë dhe krejt toka është e jona. Shumica e mollëve janë në degë. Dy lloje të mollëve mund të rrinë në degë deri në fund të muajit nëntor, por të tjerat po bien e bo kalben në tokë, sepse s’po kemi ku t’i shesim. Askush s’po do t’i blejë”, thotë ai.
Edhe nga 10 centë me i na i dhënë i kishim shitë. Edhe pemëtarët e tjerë kanë të njëjtat probleme”, tregon Osman Mehmetaj, pemëtar nga Gurakoci.