Dështon propozimi katalunas për njohjen e Kosovës, s’merr votat në Kuvendin e Spanjës

Prishtinë | 27 Qer 2024 | 13:25 | Nga Ekonomia Online

Parlamenti i Spanjës s’e ka përkrahur propozimin jo-ligjor të “Junts” që Spanja ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Nisma për të cilën është debatuar të martën në Parlamentin e Spanjës është hedhur poshtë nga partitë PSOE, PP dhe Vox, ndërsa “Sumar” ka abstenuar, shkruan eruopapress.com.

Deputetja e PSOE gjatë debatit të martën kishte deklaruar se pozicioni i Spanjës për mosnjohjen e Kosovës dihet dhe mbetet i pandryshueshëm.

Të ngjashme