Ndonëse ishte e thirrur për në orën 13:00, protesta për të kundërshtuar vendosjen e flamurit të Kosovës dështoi. Kjo pasi që qytetarët nuk e kishin parë të arsyeshme që të protestonin për çështjen në fjalë, raporton Ekonomia Online.
Një qytetar i rastit tha se flamuri kombëtar duhet të vendoset në Veternik, kurse ky shtetëror të mbetet këtu ku është.
“Një propozim i imi është që i njëjti flamur të vendoset të rrethi për Veternik që populli me qenë i qetë sepse janë të mllefosur”, tha qytetari Adem Miftari.
Mbrëmë vonë, flamuri shqiptar është zëvendësuar me atë shtetëror për nder të dhjetëvjetorit të Pavarësisë.