Dështon raportimi i ZRrE-së në Komisionin për Ekonomi, mungojnë deputetët e VV-së

Prishtinë | 03 Pri 2026 | 09:41 | Nga Ekonomia Online

Mbledhja e Komisionit për Ekonomi në të cilën pritej të raportonte Bordi i Zyrës së rregullatorit të Energjisë për tarifat e reja, ka dështuar, raporton Ekonomia Online.

Kjo, për shkak që nuk pati kuorum.

Në mbledhje munguan përfaqësues të ZRrE-së, dhe deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Janina Ymeri, zëvendëskryetare e parë e komisionit tha se është një orkestrim i deputetëve të pushtetit që të mos lejojnë ZRrE-në të raportojë në Kuvend.

“Për të informuar se si kemi thirrur në mbledhje Këshillin për raportimin e ZRRE-së, jo vetëm për shkak të tarifave, por ZRRE-ja nuk ka pasur plan për vitin 2024, nuk ka raport për vitin 2023, nuk na njofton për tarifat në veri. Nuk ka pengesa më as në tregun e veriut që i demanton edhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Gjithashtu ka raportime që janë të konfirmuara tashmë ndërkombëtarisht për rregullatorin e rremë e që ka të bëjë edhe me emërtimin e tjetër me Elektroprivredën e Serbisë. Pra, kjo nuk është veç çështje financiare, është edhe çështje sigurie, me të cilën ZRRE-ja duhet të përgjigjet edhe duhet të tregojë se sa edhe si po punon te kjo pikë”, tha Ymeri.

Kurse, deputeti i PDK-së, Ferat Shala tha se është shqetësuese se si nuk marrin pjesë deputetët e LVV-së.

“Është shqetësuese se si mazhoranca edhe pas kërkesës së deputetëve që të kemi një takim dhe një raport, një bashkëbisedim, por edhe raportim me Zyrën e Rregullatorit të Energjisë. Sektor kyç i cili në mënyrë jashtëzakonisht të vështirë po ballafaqohet nga presioni politik që po i bëhet, e jo më pak edhe i tiji. Sepse ne kemi një varg pyetjesh të cilat institucionet e vendit, parlamenti, qytetarët duhet të kenë përgjigje se çka po ndodh me afatin ligjor të 1 prillit që do të duhej të fillonte rishikimi tarifor. Pra, afat ligjor që po shkelet. Ne sot nuk kemi përgjigje për procesin e shtyrjes së afatit të liberalizimit të daljes në tregun e lirë të një pjese të konsumatorëve. Nuk kemi përgjigje se si është e mundur që të koincidojë shtyrja e daljes në tregun e lirë të konsumatorëve me procesin tarifor. Nëse është kështu dhe janë të varura, duhet të na shpjegojnë institucionalisht pse po ndodh kjo. Ne sot nuk kemi raport për procesin hetimor të filluar në importet e energjisë, të cilin proces e patën përshëndetit apo patën deklaruar publikisht kryeministri, ministrja, por edhe ZRRE-ja që ka një proces hetimor për importet e energjisë. Sot qytetarët e vendit dhe institucionet nuk kanë asnjë informacion deri ku ka shkuar çështja e hetimit nga Zyra e Rregullatorit dhe vërtet a ka filluar procesi hetimor”, tha Shala.

Të ngjashme