Dështon sërish Komisioni Hetimor për MPJD-në, opozita e braktis mbledhjen

Prishtinë | 31 Kor 2024 | 11:14 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ka dështuar sërish votimi i hartimit të listës së dëshmitarëve për intervistim në Komisionin Hetimor Parlamentar lidhur me nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, raporton Ekonomia Online.

Kryetarja e këtij komisioni, njëherësh deputete e AAK-së, Time Kadrijaj dhe nënkryetarja Ariana Musliu-Shoshi nga PDK e kanë braktisur mbledhjen pasi që sipas tyre nuk ka gatishmëri për konsensus.

“Kanë qenë disa propozime që ka pasur dakordancë, që fillimisht u pajtuam të gjithë. Në fillim të jetë lista e juaj deri te ministrat, më pas përfshihet lista e opozitës dhe në fund të mbesin ministrat. A dakordoheni që të jetë kështu lista e dëshmitarëve?”, pyeti Kadriaj.

Ndërkaq, deputetët e partive në pushtet, Fitore Pacolli, Arbreshë Kryeziu-Hyseni dhe Haxhi Abdyli akuzuan opozitën për neglizhencë dhe bllokim të punës së këtij komisioni.

“Mendoj se kemi qenë shumë të qartë në mbledhjen e fundit. Kemi tentuar të bëhemi pjesë e kompromisit që komisioni të ecë përpara. Nëse jemi dakord për të vazhduar me listën që e kemi propozuar ne, vazhdojmë prej numrit 11 e tutje. Nëse jeni dakord prej këtij numri, është në rregull, në të kundërtën ne nuk pajtohemi”, tha Kryeziu-Hyseni.

Ata kërkuan nga kryetarja e komisionit që të hedhë në votim listat e propozuara nga grupet parlamentare, pasi sipas tyre vendimmarrja në të gjitha komisionet që funksionojnë në Kuvendin e Kosovës është përmes votës.

Të ngjashme