Qeverisja komunale e Kamenicës s`ka arritur të shpenzojë 40 për qind të buxhetit për investime kapitale, gjatë vitit 2018.
Vlera totale e buxhetit për investime kapitale ishte mbi 1 milion euro, kurse vlerësohet se janë realizuar 48 projekte.
Pushteti në këtë komunë pranon se ka ngecur në shpenzimin e mjeteve buxhetore, ngase sipas tyre është miratuar me vonesë buxheti komunal i vitit të kaluar, transmeton koha.net.
Nënkryetari i Komunës së Kamenicës, Faton Jakupi, ka thënë se ka pasur menaxhim të mirë të proceseve në këtë komunë dhe se investimet në bujqësi nga ana e Qeverisë janë të prekshme.