Dështon transferimi i Fisnik Asllanit te Leipzigu, s’i kaloi testet mjekësore

Prishtinë | 07 Gus 2026 | 21:51 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Fisnik Asllani ishte shumë afër të kalonte te Leipzigu nga Hoffenheimi.

Mirëpo, sipas Hoffenheimit, një lëvizje e tillë nuk do të ndodh, përcjell “Gazeta Express”.

Arsyeja e dështimit të këtij transferimi është se Fisnik Asllani s’ka kaluar testet mjekësore te Leipzigu.

Kështu ka konfirmuar dhe ka njoftuar vetë faqja zyrtare e Hoffenheimit.

“Fisnik Asllani qëndron te TSG Hoffenheim. TSG Hoffenheim dhe RB Leipzig së fundmi kishin zhvilluar bisedime për një transferim të mundshëm të Fisnik Asllanit. Megjithatë, ky transferim nuk do të realizohet për shkak të shqetësimeve mjekësore të ngritura nga RB Leipzig”, shkruan Hoffenheimi.

Të ngjashme