Ka dështuar transferimi i sulmuesit të Kosovës, Vedat Muriqi, nga Lazio te Club Brugge.
Kështu ka bërë të ditur drejtori i futbollit në Artmotion, Arlind Sadiku.
“Testet mjekësore nuk kanë qenë në pyetje, por Brugge në çastet e fundit ka ndërruar mendje”, ka shkruar Sadiku, njofton Klankosova.tv.
Kujtojmë se transferimi i Muriqit te Club Brugge u fol pas një sezoni të mirë që ai pati në Mallorca pas huazimit nga Lazio.