Në mungesë të kuorumit, ka dështuar të ratifikohet amendamenti i Marrëveshjes për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe organizatat e grupit të Bankës Botërore, raporton Ekonomia Online.
Përgjegjësinë për ta paraqitur marrëveshjen mori ministri i MKRS-së, Hajrullah Çeku
“Republika e Kosovës është anëtarësuar në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe organizatat e grupit të Bankës Botërore, në qershor të vitit 2009. Marrëveshja për anëtarësim është ratifikuar në anëtarësimin e saj, drejtorët ekzekutiv i bankës kanë rekomanduar që sanksioni 3 i nenit 3 të marrëveshjes që vënë kufizim mbi hua dhënien të hiqet në tërësi nga marrëveshje. Ky parim është miratuar edhe Nga guvernatori të bankës ku përfaqësues janë ministrat e financave të shteteve anëtare. Me që ligji jonë për marrëveshjen ndërkombëtare para jush kemi marrëveshje e cila duhet ratifikuar në Kuvend”, ka thënë Çeku.
Për këtë marrëveshje, kanë votuar vetëm 74 deputetë, duke pamundësuar që i njëjti të kalojë.
Gjithashtu vota të mjaftueshme nuk mori as Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit, për programin e parë për “Financimin e politikave zhvillimore për efektivitetin fiskal, konkurrueshmërinë dhe rritjen e gjelbër” me Asociacionin Ndërkombëtar për Zhvillim, për shkak të mungesës së kuorumit, vetëm 71 deputetë votuan 69 për dhe dy abstenim.