Dështon votimi për rektorin e ri të UP-së, konkursi shkon në rishpallje

Prishtinë | 03 Kor 2024 | 12:59 | Nga Ekonomia Online

Votimi për rektorin e ri të Universitetit të Prishtinës ka dështuar edhe në raundin e tretë.

Asnjëri nga kandidatët nuk ka siguruar shumicën e votave, dhe kjo ka bërë që kështu konkursi për rektor të UP’së të shkon në rishpallje.

Kandidatët për rektor të UP’së ishin: Isak Shabani, But Dedaj, Sefer Avdijaj dhe Faton Berisha.

Anëtarët e Këshillit Drejtues të UP’së kanë votuar, mirëpo 3 prej tyre kanë abstenuar.

Në rundin e parë: Faton Berisha 2, Isak Shabani 4.

Në rundin e dytë: Faton Berisha 3, Isak Shabani 3.

Në rundin e tretë: Faton Berisha 2, Isak Shabani 4.

Momentalisht pozitën e rektorit të Universitetit të Prishtinës e mban Qerim Qerimi, i cili u zgjodh më 21 nëntor të vitit 2022 dhe mandati i përfundon në shtator të këtij viti.

Të ngjashme