Destabilizim i motit, paralajmërohen përmbytje të hënën

Prishtinë | 28 Gus 2022 | 12:26 | Nga Ekonomia Online

Destabilizim i motit në ditët e fundit të gushtit. Priten të reshura shiu me bubullima. Të hënën lokalisht edhe mjaft intenzive, parashikon “Prishtina Werather”.

28.08.2022 – Mot mjaft jostabil po pritet të përfshijë vendin gjatë ditëve të fundit të gushtit, që do të shoqërohet me zhvillime të rrebesheve me bubullima. Ditën e hënë kalimi i një sistemi frontal mjaft stacionar, apo pak të lëvizshëm, mund të sjellë tek reshje më të dendura, në formë stuhie me erë. Reshjet dendura, lokalisht mund të shkaktojnë përmbytje të shpejta, apo grumbullim të ujit në pjesë më të ulëta. Nuk përjashtohet mundësia edhe për breshër.

Temperaturat pësojnë një rënie, e ditëve të para të shtatorit mbetet mot me vransira, e kohëpaskohe me reshje të dobëta lokale shiu.

Cilësia e ajrit do të jetë me indeks kryesisht në vlera të pranueshme dhe të mira.

Datat:

29.08 – Fillimisht kryesisht me diell. Ditën vije deri te zhvillime të rrebesheve me bubullima, që lokalisht mund të jenë të stuhishme me erë dhe reshje të dendura shiu, që mund të çojnë edhe deri tek ndonjë përmbytje lokale.

30.08 – Kryesisht me vransira. Pasdite më pas priten zhvillime të rrebesheve me bubullima.

31.08 – Mbetet mot jostabil, kryesisht me vransira, e kohëpaskohe me reshje lokale shiu, që orëve të pasdites edhe mund të shoqërohen me bubullima.

1.09 – Vransira të ndryshueshme dhe intervale me diell. Kohëpaskohe me mundësi për reshje lokale shiu.

2.09 – Kryesisht me vransira dhe kohëpaskohe me reshje lokale shiu.

Temperaturat në rënie, minimalet luhaten ndërmjet 14C e 17C, ndërsa maksimalet zbresin nga 27C, të hënën, edhe në 24C ditën e mërkurë, por edhe të premte.

Frynë erë e lehtë dhe mesatare nga veriu e verilindje 3-9m/s, me hove edhe mbi 12m/s në raste të stuhive.

Shtypja atmosferike me tendencë të rënies përreth vlerave normale.

Të ngjashme