“Destinacioni tjetër është Kosova”, shprehet mercenari serb nga zonat e luftës në Donbas

Prishtinë | 14 Jan 2024 | 14:54 | Nga Ekonomia Online

Një mercenar serb i cili para flamurit të Serbisë dhe Rusisë po mbante fjalim, ka thënë se pas Donbasit, destinacioni tjetër është Kosova.

Mercenarët serbë të cilët kanë shkuar në Donbas pqr t’i dalë në ndihmë rusëve në luftën kundër Ukrainës, kanë dërguar një mesazh kërcënues për Kosovën.

Në një video e cila po qarkullon në platformën “X”, shihet një mercenar serb i cili para flamurit të Serbisë dhe Rusisë mban fjalim.

Në këtë fjalim, ai thotë se pas Donbasit, destinacioni tjetër është Kosova.

“Dëshirojmë t’i përshëndesim të gjithë vëllezërit në Kosovë dhe t’ua bëjmë të ditur se nuk janë vetëm. Ne jemi sot këtu, në dashtë Zoti, për të hequr qafe okupatorët e NATO-s nga Kosova. Destinacioni tjetër është Kosovë!” Kosova është Serbi”, deklaron mercenari serb.

Të ngjashme