Një aksident me fatalitet ka ndodhur dje në Deçan, e ku një person ka vdekur, shkruan Gazeta Express.
Sipas policisë deri tek aksidenti ka ardhur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë nga vozitësi I një kombi.
Si pasojë e lëndimeve të marra në aksident, ka ndërruar jetë një mashkull kosovar –pasagjer në automjet, si dhe lëndime trupore kanë pësuar drejtuesi i automjetit dhe dy pasagjerët tjerë.
Drejtuesi I automjetit është dërguar në mbajtje.
“Fsh. Lebushë, Deçan 17.10.2023-17:17 Një automjet (kombi) me targa vendore të cilin e drejtonte një mashkull kosovar, si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes kushteve të rrugës ka dalë nga rruga dhe është përplasur në një shtyllë betoni. Si pasojë e lëndimeve të marra në aksident, ka ndërruar jetë një mashkull kosovar –pasagjer në automjet, si dhe lëndime trupore kanë pësuar drejtuesi i automjetit dhe dy pasagjerët tjerë meshkuj kosovarë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për autopsi, kurse drejtuesi i automjetit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.