Arrestimi i Ilir Metës është bërë teksa ai po shkonte për në Tiranë, pranë zonës së “Casa Italia”.
Kjo pasi kishte njoftuar një konferencë për mediat në orën 13.40 të pasdites së sotme. E teksa po shkonte për tek selia e PL-së, Policia i ka vendosur prangat.
“Në ora 13:40, Presidenti i Partisë së Lirisë, Z. Ilir Meta do të ketë një konferencë për shtyp. Ftohen të gjithë gazetarët të marrin pjesë. Sinjali nga Fibra, Facebook dhe You Tube. Lutemi mediave, për transmetimin live,”-njoftimi që shpërndau zyra e shtypit për Ilir Metën.
SPAK po e heton për çështjen CEZ-DIA dhe për lobimin në SHBA.