12 zyrtarë të Policisë së Kosovës u arrestuan të premten në fshatin Karaçevë të Kamenicës si të dyshuar për kontrabandë dhe për organizmin të skemave të bixhozit.
Në dosjen e prokurorisë së Gjilanit të cilën e posedon gazeta Objektiv jepen detaje se si u zbulua aktiviteti i tyre kriminal.
Sipas dosjes së organit të akuzës ndaj zyrtarëve policor ishin përdorur masa të fshehta përfshirë përgjime telefonike dhe dëgjimi i bisedave në veturat zyrtare të policisë.
Ata kishin lejuar kontrabandimin e kafshëve të sëmura e pa kontroll të AVU-ut.
Të dyshuarit, të ndihmuar nga këta policë kishin futur mallra ilegalisht në vendin tonë, për t’iu shmangur kontrolleve doganore.
Madje kjo veprimtari kishte vazhduar edhe në kohën kur gjithë kufijtë e botës ishin mbyllur për shkak të pandemisë.
Nuk mungonte as miell që në një kohë ishte shumë i kërkuar në Kosovë për shkak të përhapjes së virusit korona.
Ata poashtu gjatë kohës së pandemisë, kanë lejuar grumbullimin e njerëzve qoftë nga Kosova, por edhe nga shtetet fqinje, në vendet ku zhvillohej bixhozi i paligjshëm, ndonëse kjo nuk lejohet me masat e ndërmarra nga Qeveria për parandalimin e përhapjes së Pandemisë.
Po ashtu zyrtari polici F.L po që ishte i dyshuar për kontrabandim me mallra, ishte i dyshuar edhe për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.
Në dosje janë të përfshirë edhe zyrtar policorë që janë involvuar edhe në zhvillimin e prostitucionit, përdorimi i substancave narkotike dhe dhunë fizike.