Detaje nga kontrata marramendëse e Neymarit në Arabi

Prishtinë | 14 Gus 2023 | 13:30 | Nga Ekonomia Online

Neymari është lojtari i radhës që do të transferohet në Arabinë Saudite.

Sulmuesi brazilian ka rënë dakord me Al Hilalin për një kontratë dyvjeçare, ku do të përfitojë 160 milionë euro në vit.

Që i bie se do arkëtojë 320 milionë euro gjatë periudhës që do të jetë në Arabi, raporton Klankosova.tv.

Al Hilali thuhet se ka arritur marrëveshje edhe me Paris Saint-Germainin për rreth 90 milionë euro.

Kujtojmë, që shumë yje të futbollit evropian, gjatë kësaj vere kanë zgjedhur si destinacion Arabinë Saudite – arsyeja kryesore është paga e majme që po u afrohet.

Të ngjashme