Detaje nga krimi në Klinë: Dorasi dhe viktima kishin lidhje miqësie, jetonin në diasporë

| 07 Gus 2023 | 20:39 | Nga

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në qytetin e Klinës. Në lokalin “Coyote”, një person u qëllua me armë zjarri dhe për pasojë vdiq.

Anton Prela po dyshohet se u vra nga Tush Frrokaj, i cili tashmë po kërkohet nga Policia.

Prela nuk ka arritur t’iu mbijetojë plagëve dhe vdekja e tij është konstatuar nga mjekët në spitalin e Pejës.

Mediet raportojnë se i dyshuari dhe viktima janë mërgimtarë.

Në drejtim të të ndjerit janë shkrepur 7 plumba.

Sipas këtyre burimeve i dyshuari dhe viktima kishin lidhje miqësie mes vete. Në bazë të informacioneve të pakonfirmuara, Frrokaj dhe Prela kishin miqësi të dyfishtë, pasi ishin të martuar me motrat e njëri-tjetrit.

Sinjali raportoi se i dyshuari ka arritur që të ikë nga vendi i ngjarjes. Ai ka grabitur një veturë në rrugë, duke e kërcënuar shoferin dhe me të njëjtin automjet është arratisur.

Të ngjashme