Detaje nga rasti në Spitalin e Pejës ku një pacienti iu gjet granatë dore

Prishtinë | 20 Sht 2022 | 09:02 | Nga Ekonomia Online

Policia ka dhënë detaje rreth rastit të ndodhur të hënën në Spitalin e Pejës, ku një burrit i është gjetur një granatë dore.

Siç njofton policia përmes raportit 24 orësh, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore të cilët kanë bërë evakuimin e personave deri sa njësiti për deminim i PK-së ka bërë tërheqjen e mjetit nga ai lokacion.

Poashtu, i dyshuari është arrestuar, por  pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Të ngjashme