Një person i armatosur ka hapur zjarr në një shkollë në Rusinë qendrore, duke vrarë të paktën gjashtë persona dhe duke plagosur 20, thonë zyrtarët rusë.
Viktimat përfshijnë nxënës dhe një roje sigurie në shkollën në qytetin e Izhevsk, sipas mediave ruse.
Ngjarja ndodhi në shkollën numër 88, e cila ka pothuajse 1000 nxënës dhe rreth 80 mësues.
Mësohet se autori i armatosur ka vrarë veten dhe motivi është i paqartë. Zyrtarët e emergjencës ndodhen në vendngjarje, shkruan BBC.
Sulmuesi thuhet se ishte i armatosur me dy pistoleta, sipas një deputeti shtetëror të cituar nga agjencia e lajmeve Tass.
Shkolla është në qendër të Izhevsk, një qytet me rreth 650,000 banorë, afër ndërtesave të qeverisë qendrore.
Mësuesit dhe nxënësit janë evakuuar.