Detaje nga vrasja e efektivit të FNSH-së

Prishtinë | 06 Dhj 2020 | 13:42 | Nga Ekonomia Online

Dalin detaje të reja nga vrasja e një dite më parë e efektivit të policisë së FNSH-së së Shkodrës, Xhulio Prela.

Hetuesit kanë kqyrur kamerat e sigurisë në superstradën Lezhë-Milot ku ndodhi krimi.

Mësohet se 26-vjeçari ka ndërruar rrugë gjatë kthimit nga Tirana për në Shkodër pas një telefonate.

Nga kamerat e sigurisë shihet se ai ka takuar autorët dhe më pas është qëlluar me armë.

Të njëjtat burime thanë se pamjet e kamerave të sigurisë nuk janë të qarta për të identifikuar autorët edhe për shkak të errësirës.

Mbetet mister motivi i vrasjes, por po hetohen çështje që lidhen me detyrën e tij. (Tv Klan)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme