Detaje nga vrasja e katërfishtë në Viti: Njëri djal tentoi të ikë, por nuk arriti

Prishtinë | 30 Dhj 2020 | 21:54 | Nga Ekonomia Online

Një vrasje e katërfishtë ka ndodhur në fshatin Pozhoran të Komunës së Vitisë, ku dyshohet se një burrë ka vrarë gruan dhe dy djemtë e tij.

Sipas raportimeve arsyeja që çoi deri tek vrasja është një konflikt që kishin pasur çifti bashkëshortor në vendin e jashtëm ku kanë jetuar.

Sipas informatave fillestare, dyshohet se personi me inicialet F.Z., me armë zjarri ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, të ndjerën M.Z. dhe dy fëmijët e tij, të ndjerët H.Z. dhe A.Z., ndërsa në fund ka kryer vetëvrasje.

E njëjta familje kishte ardhë nga Zvicra për t’i kaluar pushimet në Kosovë.

Sipas familjarëve të cilët kanë folur në kushte anonimiteti për mediat thanë se babai kishte vrarë së pari të dy fëmijët, njëri kishte qenë i ulur kurse tjetri kishte tentuar të ikë por që nuk kishte arrituar, më pas ai kishte qëlluar gruan tek shkallët dhe në fund vetën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme