Një person i gjinisë mashkullore është gjetur pa shenja jete të martën te lumi Klina në Skenderaj.
Familjarët kanë treguar se viktima kishte dalë nga shtëpia dy ditë më parë dhe i njëjti kishte qenë me nevoja të veçanta.
Me urdhër të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Njoftimi i plotë i policisë:
HETIM I VDEKJES/Skenderaj 27.12.2022 – 13:00. Është raportuar se te lumi Klina, nga familjarët e tij ishte gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Sipas familjarëve viktima para dy dite kishte dalë nga shtëpia i cili kishte qenë me aftësi të kufizuara (nuk kishte folur). Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.