Detaje për vrasjen e boksierit shqiptar në Gjermani, u gjet në një stacion treni

Prishtinë | 04 Jan 2023 | 09:08 | Nga Ekonomia Online

Të shtunën në mëngjes punonjësit në stacionin e trenit Gunzenhauser në Gjermani kishin gjetur një person pa shenja jete. Ai gjendej në hekurudhë dhe me plagë të marra nga një mjet i mprehtë.

Sipas trajnerit të tij, Ralf Markert, ai së fundmi ishte rikthyer sërish boksit, pas një shkëputjeje pasi kishte hyrë në rrugë të gabuara, me shokë mashtrues, drogë, madje dhe burg.

“Më pas ra në rrugë të këqija”, thotë ish-trajneri i tij Ralf Markert. “Shoqëri të keqe, drogë, burg. Pas burgut erdhi te unë në stërvitje, donte të kthehej në boks. Më premtoi se më nuk do të bënte marrëzira. Por, para një viti e la përfundimisht sportin”.

Sipas Bild, në natën e ndërrimit të viteve, rreth orës 06:00 në Hafnerplatz, Liridon B. ka pasur një debat të dhunshëm me shokun e tij Andreas M. 23 vjeç, gjithashtu rekord droge. Ish-boksieri goditi me thikë në pjesën e sipërme të trupit, duke e plagosur rëndë.

Më pas dhe Liridon B. mori goditje me thikë. Se çfarë ndodhi atje, ende është e paqartë. Kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Të ngjashme