Detaje të reja nga Llapi: Vajza ishte në lidhje me personin që dyshohet se e vrau, gruan e axhës e plagosi

Prishtinë | 22 Mar 2026 | 22:57 | Nga Ekonomia Online

Një person është vrarë sonte në fshatin Majac të Podujevës, derisa edhe një grua tjetër është plagosur.

Nga detajet e siguruara nga Klan Kosova, vajza dyshohet se kishte raport me personin që dyshohet se e vrau, derisa e plagosi edhe gruan e axhës.

Sipas informacioneve të para, ajo dhe tani i ndjeri ishin duke u fjalosur në oborrin e shtëpisë derisa ka ndërhyrë gruaja e axhës e cila mbeti e plagosur.

Këto informacione pas ndriçimit të rastit pritet të konfirmohen.

Të ngjashme