Detaje të reja nga plagosja në Klinë – Dorasi gjuajti bashkëfshatarët

Prishtinë | 13 Nën 2024 | 19:21 | Nga Ekonomia Online


Dorasi që plagosi për vdekje dy persona në Klinë, sipas burimeve të Ekonomia Online, të plagosurit i kishte bashkëfshatarë. 

Policia ka konfirmuar vrasjen e personit të parë, pas të shtënave me armë zjarri në një lokal në sheshin “Mujë Krasniqi” në Klinë.

Madje, sipas Klan Kosovës, dyshohet se ka vdekur edhe personi i dytë i plagosur, i cili po trajtohej në emergjencë.

“Rreth orës 17:17 policia është njoftuar për të shtëna me armë zjarri në sheshin “Mujë Krasniqi” në një lokal sipas informatave të para një person është pa shenja jete vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa një person tjetër është dërguar në emergjencë. Një i dyshuar lidhur me rastin është arrestuar”, thuhej në konfirmimin e policisë.

Të ngjashme