Një person ka vdekur, pasi dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në një lokal në sheshin qendror të Klinës.
Ngjarja ka ndodhur para pak minutash.
Ndërsa bëhet e ditur se një person tjetër është në gjendje të rëndë dhe po merr trajtim në Spitalin Rajonal të Pejës.
Kështu ka bërë të ditur për Paparacin, zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Ai ka shtuar se një i dyshuar për këtë vrasje, tanimë është prangosur.
“Një person është në gjendje të rëndë, fillimisht është trajtuar në QKMF në Klinë e më pas është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës. Kurse, një i dyshuar për vrasjen është arrestuar”, ka thënë Gashi.