Detaje të reja se si u vranë babë e bir në veri të Mitrovicës

Prishtinë | 27 Maj 2022 | 18:28 | Nga Ekonomia Online

Gjatë mëngjesit të sotëm u raportua se një 29-vjeçar ka vrarë babanë dhe vëllanë e tij në banesën e tyre në veri të Mitrovicës.

29-vjeçari dyshohet se vëllanë e kishte mbytur me një thikë derisa ai ishte në gjumë, ndërkaq babanë e kishte plagosur rëndë.

Komshiu i parë i familjes Bigoviq, foli për Klan Kosovën, ku tha se 67-vjeçari, babai i sulmuesit, kishte trokitur në derën e tij rreth orës 6 të mëngjesit, derisa ishte i plagosur rëndë dhe i kishte treguar se çka po ndodhte. Komshiu tha se menjëherë kishte lajmëruar policinë, njofton Klankosova.tv

67-vjeçari ka ndërruar jetë në spital, ndërkaq 29-vjeçari është arrestuar në banesën e tyre.

Sipas komshiut, i cili tha se familjen Bigoviq e njeh prej kohësh, nuk ka dëgjuar ndonjëherë që ata të kenë pasur probleme në mes vete.

67-vjeçari kishte qenë avokat dhe dikur kishte punuar në Gjykatën Themelore në veri të Mitrovicës.

Të ngjashme