Detajet si ndodhi vrasja në lokalin “Monopol”, 28-vjeçari e kishte ngacmuar Elvana Gjatën

Tiranë | 05 Tet 2018 | 13:07 | Nga Ekonomia Online

Zbardhet dinamika e ngjarjes së rëndë që ndodhi në Tiranë mbrëmjen e kaluar.

Dy grupet e përfshira në konflikt me armë kanë qenë në dy tavolina të ndryshme brenda në lokalin “Monopol” në zonën e ish-bllokut. Gazetari i Report Tv, Driçim Çaka raporton se gjithçka ka ndodhur në pak sekonda.

Një prej autorëve të shpallur në kërkim, Ervin Mata, ka qenë duke pirë verë në ambientet e “Monopol”, kur në derën e lokalit është shfaqur Fabjol Gaxha, truprojë i Ervis Martinajt. Viktima kishte ngacmuar disa ditë më parë këngëtaren Elvana Gjata, të dashurën e Matës. Sapo Gaxha futet brenda në lokal dhe i drejtohet tavolinës ku ndodheshin Ervis Martinaj dhe Eljon (Aleksandër) Hato, Ervin Mata shkëputet me nxitim nga tavolina e tij dhe godet me grushte viktimën. Menjëherë mes dy tavolinave nis një konflikt fizik, pasi në sherr përfshihen edhe Fabiol Alushi dhe Merviol Bilo me Ervis Martinajn e Eljon Haton.

Në këtë moment regjistrohen edhe të shtënat me armë zjarri. I pari që nxjerr armën dhe hap zjarr është truproja i Ervis Martinajt, por kundërpërgjigja e grupit rival është fatale për Fabjol Gaxhën pasi merr një plumb në kokë dhe humb jetën.

Me armë qëllojnë edhe Ervis Martinaj e Eljon Hato si dhe tre personat e tjerë të tavolinës përballë duke e kthyer gjithçka brenda lokalit në “Far West”. Një prej autorëve është larguar me një automjet dhe është filmuar nga kamerat e sigurisë së lokalit

Vjen Fabjol Gaxha, në lokal, kishte ngacmuar më herët Elvana Gjatën në një lokal. Sapo sheh Fabjol Gaxhën, Ervin Mata i është afruar dhe e ka goditur me grushte. Më pas në konflikt përfshihen edhe Fabiol Alushi dhe Merviol Bilo me Ervis Martinajn e Eljon Haton.

Të ngjashme