Në një manifestim tashmë tradicional të Odës Ekonomike të Kosovës, manifestim ky që këtë vitë poashtu shënoi edhe 60-vjetorin e ekzistences së këtij institucioni të rëndësishëm kosovar, Devolli Corporation ashtu si edhe në dy vitet e kaluara përmbushi kriteret për t’u shpërblyer me çmimet “Tatimpaguesi i vitit”, “Eksportuesi i vitit” dhe “Punëdhënësi i vitit”.
Në ceremoninë e mbajtur në ambientet e Klan Arenës, drejtori i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulëzim Rafuna, para të pranishmëve, tha se kjo ceremoni tradicionale këtë vit ka edhe rëndësinë e veçantë për faktin se Oda Ekonomike e Kosovës shënon edhe 60-vjetorin e ekzistencës së kësaj organizate.
Me këtë rast Rafuna shprehu falenderimet e veçanta për të gjithë kontribuesit e 6 dekadave për sukseset e arritura nga Oda. Në theks të veçantë, kryetari i Odes potencoi mirënjohjen edhe ndaj kompanive të suksesshme të Kosovës të cilët i quajti bartës të zhvillimit ekonomik të Kosovës së pasluftës.
Përfaqësuesit e “Devolli Corporation ShPK”, u shprehen të lumtur që edhe këtë vit kompania ka realizuar suksese të rradhes dhe potencuan që plani zhvillimor i kësaj korporate e cila numëron mbi 4.500 të punësuar dhe një rrjet prej më tepër sa 15.000 bashkëpunëtorë të jashtë, është kontinuiteti i plasmanit të brendeve në mbarë tregun botëror.