Komuna e Prishtinës ka njoftuar se sot është dezinfektuar Stacioni i Autobusëve, në parandalim të ndaljes së shpërndarjes së virusit Covid-19.
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, po njofton vazhdimisht për masat parandaluese që po merren në kryeqytet, ndonëse në Kosovë akoma nuk është konfirmuar asnjë rast i prekur me koronavirus.
Njoftimi i Komunës:
Stacioni i Autobusëve është vend i frekuentuar nga shumë udhëtarë gjatë gjithë kohës.
Konform vendimit të Kryetarit Shpend Ahmeti, dezinfektimi i hapësirave dhe pajisja me mjete mbrojtëse janë masat e aplikuara për parandalimin e përhapjes së Coronavirusit!
Kujdesi i shtuar në këtë situatë na ndihmon të mbrojmë veten dhe të tjerët!