Dhëndri i vrau vajzën, flet babai i 46-vjeçares: E dhunonte vazhdimisht

Prishtinë | 30 Kor 2023 | 09:31 | Nga Ekonomia Online

Babai i 46-vjeçares që u vra dje nga bashkëshorti në Maliq, Avzi Ferati , ka folur për mediat ku thotës se vajza e tij Luiza Mullalli  kishte urdhër mbrojtjeje, pasi Gjergji Mullalli e kishte dhunuar vazhdimisht.

Sipas babait të vajzës, policia e kishte thirrur disa herë 47-vjeçarin, por nuk e kishte proceduar apo ndaluar.

“Ishim në shtëpi, më mori djali se e kishte marrë në telefon për të biseduar dhe vajza nuk ia hapte telefonin. Djali më mori në telefon dhe më tha që hajde se nuk e hap telefonin dhe kushedi çfarë ka ndodhur. Erdhëm këtu pastaj, lajmëruam policinë. Kërkuam vërdallë derisa e gjeti policia. E kishin hedhur trupin nga veranda.

Vajza ishte një vit me urdhër mbrojtje, e dhunonte vajzën. Një ditë më mori ne telefon çupa dhe më tha që kanë hyrë në shtëpi. I thashë që njofto policinë. E kishte lajmëruar policinë. Divorcin e kishte kërkuar vajza, sepse ai e dhunonte. E dhunonte edhe këtu edhe kur ishin në Greqi. Një rast donte ta mbyste, por çupa i shpëtoi nga duart.

Policia e ka thirrur disa herë, por nuk e ka proceduar.

Nuk e dimë me ca e ka vrarë, të shohim ca do thonë ata të ekspertizës”, tregoi babai i 46-vjeçares.

Të ngjashme