Dy nga institucionet më të rëndësishme të Prokurorisë së Shtetit janë në rrugë për t’u bërë me udhëheqësit e rinj pas shumë muajsh mbikëqyrjeje nga ushtruesit e detyrës.
Konkurset për kryeprokurorin special dhe atë të Prokurorisë Themelore në Prishtinë ka disa ditë që janë mbyllur. Nga burime brenda Këshillit Prokurorial të Kosovës Koha Ditore është informuar për emrat e pretendentëve për të udhëhequr këto dy institucione.
Për Prokurorinë Speciale kandidatë janë tre prokurorë të këtij institucioni dhe një prokuror i Prokurorisë Themelore në Prishtinë.
Afrim Shefkiu, Armend Hamitit, Haki Geci, Atdhe Dema e Blerim Isufaj janë në garë për pozitën e kryeprokurorit special. Përveç Shefkiut, muaj me parë, pjesë e kësaj gare ishin të katër kandidatët e tjerë. Prokurori Dema e Hamiti kanë marrë vlerësim minimal. Për votim në Këshillin Prokurorial të Kosovës ishin dërguar emrat e Gecit dhe Isufajt.
Megjithatë, KPK-ja ka vendosur që të anulojë këtë konkurs për të ndryshuar rregulloren që përcakton kushtet për zgjedhjen e kryeprokurorit. Rregullorja e re ka kaluar javë më parë.