Dhjetë komunat të cilat arritën ta mposhtin Coronavirusin

Prishtinë | 20 Maj 2020 | 11:33 | Nga Ekonomia Online

Janë bërë më shumë se dy muaj që kur qytetarët e Kosovës janë izoluar shkaku i pandemisë COVID-19 e cila ka përfshirë të gjithë botën.

Që nga 14 marsi 2020 kur u konfirmuan rastet e para e deri më sot, në Kosovë nga COVID-19 janë prekur 989 persona, prej tyre janë shëruar 769 kurse kanë humbur jetën 29 të tjerë.

Duke marrë për bazë këto statistika në Kosovë tani për tani janë vetëm 191 raste aktive me coronavirus, shkruan Telegrafi.

Madje disa nga komunat të cilët u prekën nga ky virus, tashmë nuk kanë asnjë rast aktiv ku sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë dhe IKSHPK-ja, të gjitha rastet e konfirmuara me COVID-19 në këto komuna kanë arritur të shërohen.

Vitia, Suhareka, Zveçani, Gjakova, Podujeva, Hani i Elezit, Skenderaj, Klina, Deçani dhe Drenasi janë komunat të cilat tani për tani nuk kanë asnjë rast aktiv me coronavirus.

Të ngjashme