Pa marrë parasysh nëse po filloni tani të përdorini aplikacionin WhatsApp apo keni vite që e përdorni, me shumë gjasa keni humbur disa prej karakteristikave të tij të dobishme, por të fshehura.
1. Formati i tekstit të mesazhit
WhatsApp ju lejon të vizoni nga sipër fjalët, t’i bëni Bold apo Italic sipas kërkesës tuaj. Për ta bërë këtë ju duhet të shkruani (*bold*) para fjalës, që doni të bëni bold dhe (_italicize_) para fjalës që doni të bëni Italic ose (~strikethrough~) para fjalës që doni të vizoni.
2. Shënjo me yll mesazhin
Shënjimi me yll i një mesazhi ju jep mundësinë që t’i ktheheni më lehtësisht një numri telefoni apo një artikulli që një mik ju ka dërguar. Mbaj të shtypur mesazhin dhe më pas kliko mbi ikonën e yllit që shfaqet. Për të shfaqur mesazhet e shënjuar me yll ju duhet të klikoni në ikonën e yllit në pjesën e poshtme të ekranit iPhone, ndërsa përdoruesit Android duhet të shtypin butonin Menu dhe më pas tek mesazhet e shënjuara.
3. Me kë komunikoni më shumë?
Jeni kuriozë se më kë komunikoni më shumë? Nëse jeni përdorues iPhone ju duhet të shkoni tek Settings > Data and Storage Use > Storage Use dhe aty mund të shikoni se cili prej kontakteve tuaj ka zënë pjesën më të madhe të memories në celular. Klikoni mbi secilin kontakt për të mësuar më shumë detaje si numri i mesazheve të shkëmbyera, fotove, etj.
4. Detajet e mesazheve
Keni pyetur ndonjëherë veten se kur ka mbërritur apo kur është lexuar një mesazh? Rreshqit majtas në një mesazh që keni dërguar dhe do t’ju paraqiten këto të dhëna në iPhone tuaj. Përdoruesit Android mund të mbajnë të shtypur një mesazh dhe më pas të klikojnë ikonën “info” në pjesën e sipërme të ekranit tuaj.
5. Hesht një bisedë
Kur niseni për një takim apo për në kinema përdor karakteristikën e heshtjes së një grupi çatimi apo të një bisede me një shok, i cili nuk e di që ju jeni i zënë. Përdoruesit Android duhet të mbajnë të shtypur çatin dhe më pas të klikojnë në ikonën e altoparlantit me një kryq sipër. Ndërkohë, përdoruesit e iPhone -ve duhet të hapin bisedën dhe më pas të klikojnë në emrin e kontaktit apo grupit në pjesën e sipërme të ekranit dhe më pas të klikojnë aty ku shkruhet Mute. WhatsApp të jep mundësinë ta heshtësh një bisedë për 8 orë deri në një vit.
6. Fshihni statusin kur e keni parë për herë të fundit
Nuk doni që shokët apo kontaktet e zakonshme të shikojnë kohën kur ju e keni hapur WhatsApp për herë të fundit? Atëherë shkoni tek Settings > Account> Privacy > Last Seen. Këtu WhatsApp të jep tri mundësi: çdokush, kontaktet e mia, askush. Zgjidhni opsionin që dëshironi.
7. Pamundësimi i shikimit kur e keni lexuar mesazhin
Nëse dëshironi, ju mund t’ua pamundësoni miqve tuaj të shikojnë kohën kur ju keni lexuar mesazhet. Hapni Settings > Account > Privacy dhe klikoni për të hequr shenjën tick nga kutia pranë Read Receipts.
Shënim: Nëse miqtë tuaj nuk shikojnë kohën kur ju keni lexuar mesazhet, atëherë as ju nuk mund të shikoni kohën kur ata kanë lexuar mesazhet që ju u keni dërguar.
8. Mosruajtja automatike e fotove dhe videove
Nëse nuk dëshironi që WhatsApp të ruajë automatikisht të gjithë fotot që ju vijnë në mesazhe shkoni tek Settings > Chats dhe kthejeni në off aty ku shkruan Save Incoming Media. Kjo është një tjetër karakteristikë që mungon tek pajisjet Android.
9. Përdorni WhatsApp në kompjuter
Për një përdorim më të rehatshëm ju mund të filloni të komunikoni me miqtë tuaj nëpërmjet versionit Web të WhatsApp. Vizitoni web.whatsapp.com nga kompjuteri dhe të skanoni kodin QR me celularin tuaj.
10. Eksporti i bisedës
Mund të eksportoni një bisedë që ju duhet ta ruani gjetkë. Kur ju shfaqet një bisedë, përdoruesit Android duhet të klikojnë në butonin e Menusë dhe më pas More > Email Chat. Përdoruesit iPhone duhet të klikojnë tek emri i kontaktit sipër dhe më pas të rrëshqasin poshtë në pjesën e informacioneve mbi kontaktin dhe të zgjedhin Export Chat.