Në Klinikën Infektive në QKUK janë hospitalizuar 17 pacientë, ku prej tyre 10 janë me COVID-19, raporton Ekonomia Online.
Shtatë prej tyre janë në gjendje stabile, ndërsa tre janë me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, prej të cilëve njeri është në gjendje më të rënduar duke u trajtuar në repartin e Mjekimit Intensiv.
Në repart vazhdojnë trajtimin 2 pacientë të cilët kanë rezultuar negativ në testimin e fundit për Covid 19, por që kanë nevojë për oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive , si dhe në pritje të rezultateve janë 5 pacientë.
Raporti i plotë:
Në Klinikën Infektive- QKUK, sot më 30/05/2020, janë të hospitalizuar 17 pacientë..
Prej tyre, me Covid 19 janë gjithsej 10 pacientë.
Nga 10 pacientë të infektuar me Covid 19:
• 7 pacientë janë në gjendje stabile;
• 3 pacientë janë me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, prej të cilëve njeri është në gjendje më të rënduar duke u trajtuar në repartin e Mjekimit Intensiv.