Në Bosnjë dhe Hercegovinë, dhjetë njerëz kanë vdekur nga coronavirusi në 24 orët e fundit, shtatë në federatën boshnjake dhe tre në Republikën Serbe.
Numri i përgjithshëm i viktimave që nga fillimi i epidemisë në këtë vend ballkanik është 522, raporton klix.ba.
Në 24 orët e fundit, 364 raste të reja të COVID-19 janë regjistruar në Bosnje, kështu që numri i pacientëve është rritur në 17,304 që nga fillimi i epidemisë.
Në Federatën e Bosnje-Hercegovinë, ka 225 të infektuar nga 1.339 mostra të testuara dhe në Republikën Serbe 139, përkatësisht 554 testuar.
Ndryshe, raportohet se të infektuarit e ditës së sotme janë shumica të moshës së re