Dhjetëra armë të konfiskuara për gjashtë muaj në Gjakovë, Policia apel, “Festo me zemër, jo me armë”

Prishtinë | 02 Gus 2019 | 17:44 | Nga Ekonomia Online

Dasmat në Kosovë jo rrall herë shoqërohen edhe nga të shtënat e armëve, gjë e cila edhe i rrezikon qytetarët.

Për të parandaluar përdorimin e armëve të zjarrit në ahengje të ndryshme, policia ka ngritur angazhimin e saj.

Policia tregoi se vetëm në rajonin e Gjakovës janë konfiskuar mbi tridhjetë armë të mbajtura pa leje dhe një sasi e konsiderueshme e municionit.

Prandaj Policia i apelon qytetarët që të ju shmangen veprimeve të tilla, sepse paraqesin rrezik për qytetarët në përgjithësi.

Të ngjashme